Shifrat/ A e dini se Shqipëria eksporton në 70 shtete dhe Lushnjë-Fier janë kampionë

28

Eksportet bujqësore u rritën me 8% gjatë 4-mujorit të parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.

Tregjet Lushnjë –Fier kryesojnë me volumin më madh të tregtisë për këto produkte jashtë vendit, duke zënë rreth 75% të totalit të eksporteve.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bën të ditur se, ecuri pozitive shënojnë të gjitha degët e perimeve.

Me rritje të konsiderueshme, të eksporteve janë grupet, si domatja, speci, kastraveci bimët mjekësore dhe perimet e sezonit.

Shqipëria është duke eksportuar produkte në mbi 70 shtete të botës ku kryesojnë vendet e BE-së e të Rajonit, por prodhimet bujqësore shqiptare kanë arritur të kapin edhe tregjet e Lindjes së Mesme.