Shifrat/ Arsimi i mesëm profesional kthehet në modë, sektorët ku ofrohen vende pune

14

Në Shqipëri, gjithnjë e më shumë, nxënësit po zgjedhin shkollat profesionale, për të gjetur veten shpejt në tregun e punës.

Referuar të dhënave, rreth 18 279 të rinj kanë zgjedhur të studiojnë në arsimin e mesëm profesional në 23 drejtime mësimore.

Agjencia Kombëtare e Punësimit bëri të ditur se, pjesa më e madhe e të rinjve punësohen duke ndjekur ende studimet.

Shqipërisë i mungojnë punëtorë të kualifikuar në industrinë tekstile, industrinë ushqimore, në vendosjen e skelave të ndërtimit, në mirëmbajtjen e makinerive industriale, në industrinë elektromekanike. Shqipërisë i mungojnë saldatorë, elektricistë, kuzhinierë, guida turistike, gjeologë, minatorë, specialistë ashensorësh, etj.

Në 35 shkolla profesionale në të gjithë Shqipërinë ofrohen 23 drejtime mësimore për t’u bërë profesionist.