Shifrat e 2019/ Sa u rri transporti i mallrave dhe pasagjerëve nga toka, ajri dhe deti

17

Volumi i transportit të mallrave nga toka deti dhe ajri është rritur gjatë vitit 2019 në raport me një vit më parë. Rritje ka shënuar edhe transporti i pasagjerëve në të tre mënyrat e udhëtimit raportoi sot INSTAT.

Në vitin 2019, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 4,5milionë ton, duke u rritur me 14,5%,krahasuar me vitin 2018.

Volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë është 19,2 milionë ton-kilometër, duke u ulur me 6,0%,krahasuar me të njëjtën periudhë të 2018.

Vitin e kaluar me ajër janë transportuar 2.372 tonë mallra duke u rritur 5,7%, krahasuar me vitin 2018.Numri i fluturimeve të kryera, në Dhjetor 2019 është 2.330 duke shënuar një rritje me 17,8%, ndaj dhjetor 2018.

Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linjë detare vitin e kaluar arriti në 1.574.095 pasagjerë, duke u rritur me 3,4%, krahasuar me një vit më parë.

Në muajin dhjetor 2019, transporti ajror i pasagjerëve zë 77,5% të transportit gjithsej. Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në vitin 2019 është 3.338.147pasagjerë duke u rritur me 13,3%, krahasuar me vitin 2018.

Në vitin 2019, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 947,8mld lekë dhe 51,9% e tyre u transportua me det, me rrugë 39,1% dhe me ajër 0,5%. Në vitin 2019, mallrat e eksportuara me rrugë janë rritur 3,1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018.

Në vitin2019, mallrat e importuara me det zënë 48,5%, me rrugë 43,7% dhe me ajër 3,2%. Mallrat e importuara me rrugë janë rritur me 1,2%,krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.