Shifrat e INSTAT/ Sa udhëtojnë shqiptarët? Destinacionet e preferuara brenda dhe jashtë vendit

23

Një shqiptar bën mesatarisht 2.3 udhëtime në vit. Në total janë kryer 5.3 milionë udhëtime brenda dhe jashtë Shqipërisë, sipas anketës më të fundit të publikuar nga INSTAT mbi Turizmin, Pushimet dhe Udhëtimet. Studimi i përket vitit 2019 dhe tregon ndër të tjera se qëndrimi mesatar në destinacionin e udhëtuar është 5.5 netë.

Sa i takon udhëtimeve brenda Shqipërisë, për arsye biznesi apo personale, Tirana ka qenë qarku më fluksin më të madh, me 28.5% të udhëtimeve. Korça vjen e dyta në rradhë, me 12.3%, e më tej Vlora, 11.6% dhe Durrësi, 10.3%.

Nga ana tjetër, përsa i përket udhëtimeve të kryera jashtë Shqipërie, përqindjet më të larta janë regjistruar në Greqi, me 6.6 %, italia me 5.5% dhe Kosova, me 1.3%.