Shifrat e INSTAT/ Tre shtetet e BE me të cilat Shqipëria ka rritjen më të lartë të eksporteve

52

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 61,9 %, të gjithë tregtisë. Në janar të 2022-shit, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 75,7 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 53,1 % të importeve gjithsej.

Sipas raportit për tregtinë e jashtme të publikuar nga INSTAT, partnerët kryesorë tregtarë janë Italia me 33,3 %, Turqia me 8,2 %, Gjermania me 7,8 % dhe Greqia me 6,5 %.

Në muajin janar 2022, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve, në krahasim me janarin e 2021-shit janë Italia me 38 %, Gjermania me 3,4 herë dhe Kosova me 103,8 %.