Shifrat/ Gratë forcojnë pozitat në biznes, Tirana mban “rekord”

24

Gratë kanë pasur ecuri pozitive në jetën e biznesit, duke ndjekur dhe treguar modele suksesi.

Mbi 41 mijë biznese në të gjithë Shqipërinë, drejtohen nga femrat. Konkretisht, në rang kombëtar, rreth 121 mijë subjekte janë në pronësi të gjinisë mashkullore, dhe rreth 1/3 apo 41.825 prej tyre në pronësi të femrave. Si strukturë të përqindjes, gjinia femërore drejton afro 25.7 për qind të sipërmarrjeve në vend.

Pjesa më e madhe e tyre janë të përqendruar në kryeqytet. Konkretisht 15.467 biznese apo 33 për qind, kanë administratore ndërsa 31.090 janë në pronësi të gjinisë mashkullore.

Sipas të dhënave të publikuara nga Bashkia Tiranë, ku të fundit i përkasin vitit 2018, aktiviteti tregtar shënon pjesëmarrjen më të lartë të bizneseve me administratore femra me 39,5 %.

Sipërmarrjet me në në krye një shefe, janë kryesisht biznese me 1-4 të punësuar, të cilat zënë 91,2 % të numrit të përgjithshëm të bizneseve të administruara nga femrat.