Shifrat/ Ja sa udhëtarë kanë hyrë në Shqipëri 5 vitet e fundit nga aeroporti i Rinasit

196
CIT Aerospace 737-MAX8 Artwork K65921

Fluksi i të huajve drejt Shqipërisë është rritur ndjeshëm. Referuar të dhënave për muajt janar-gusht, vetem nga aeroporti i Rinasit kanë hyrë rreth 2 milionë persona.

Ajo që vihet re është një rritje prej 60% të numrit të udhëtarëve që kanë hyrë në Shqipëri.

Në vitin 2013, kanë hyrë 1,173,539 udhëtarë, në 2014 kanë hyrë 1,217,448 udhëtarë, në 2015 kanë hyrë 1,318,370 udhëtarë, në 2016 kanë hyrë 1,397,943 udhëtarë, në 2017 kanë hyrë 1,741,707 udhëtarë, ndërsa në 2018 kanë hyrë plot 1,992,530 udhëtarë.