Shifrat/ Kush janë 10 institucionet publike me më shumë të punësuar në Shqipëri

92

Sektori publik i prodhimit dhe shërbimeve, regjistrojnë numrin më të lartë të të punësuarve. Por cilat janë institucionet publike që dominojnë? Referuar të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, të vëna në dispozicion për TV SCAN,  Operator i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka numrin më të lartë të të punësuarve,  nga të gjitha kompanitë në vend private apo publike, me 6361 punonjës.

Më pas situatën në “dorë” e marrin institucionet publike në sektorin e shërbimeve, ku në vendin e dytë renditet Drejtoria Arsimore Qytet, me 3763 punonjës, e ndjekur nga Qendra Spitalore Universitare me 2982 punonjës, Posta Shqiptare me 2491 të punësuar, Zyra Vendore Elbasan me 2212 punonjës.

Më tej, listën e 10 institucioneve publike me numrin më të lartë të stafit, e vijon Bashkia e Tiranës,  me 2074 punonjës, Drejtoria e Policisë me 2066 të tillë, dhe më pas renditet tre zyrat vendore arsimore Durrës, Shkodër dhe Fier. Po ashtu , një numër të lartë punonjësish, duke tejkaluar 1 mijë,  kanë edhe kompania Albpetrol dhe Ujësjellës Kanalizime Tiranë. Vetëm 10 institucionet e para të listës punësojnë në total mbi 28 mijë individë.

Institucionet publike me numrin më të lartë të punonjësve:

  1. OPERATORI I SHPËRNDARJES SË ENERGJISË ELEKTRIKE 6361
  2. DREJTORIA ARSIMORE QYTET 3763
  3. QENDËR SPITALORE UNIVERSITARE 2982
  4. POSTA SHQIPTARE SH.A  2491
  5. ZYRA VENDORE ARSIMORE ELBASAN 2212
  6. BASHKIA E TIRANËS 2074
  7. DREJTORIA E  POLICISË 2066
  8. ZYRA VENDORE ARSIMORE DURRËS 1977
  9. ZYRA VENDORE ARSIMORE SHKODËR 1906
  10. ZYRA VENDORE ARSIMORE FIER 1898