Shifrat/ Liqeni i Shkodrës, parajsa e shpendëve ujor në Shqipëri!

22

Liqeni i Shkodrës është shtëpia që strehon numrin më të madh të individëve, të shpendëve ujor në Shqipëri!

Në total, në ligatinat e Qarkut Shkodër janë regjistruar 32, 570 individë, në një rritje prej më shumë se 9, 000 individëve se në 2021!

Të ndarë sipas zonave:

-Rezervati Natyror i Menaxhuar Liqeni i Shkodrës 29, 341 individë.
-Peizazhi Ujor Tokësor i Mbrojtur Lumi Buna- Velipojë 1, 581 individë.
-Liqeni Vau Dejës 1, 648 individë.
-E veçanta e këtij viti i mbetet regjistrimit të Rosës mandarinë ( Aix galericulata), një specie shumë e rrallë për ujërat tona, e cila është parë në ujërat e Liqenit të Shkodrës!

AOS-Albanian Ornithological Society