Shifrat/ Mbi 1.8 milionë shtetas nga Kosova hynë gjatë gushtit nga Morina

16

Vetëm gjatë muajit gusht hynë në territorin shqiptar nga pika e Morinës, 1 865 000 shtetas nga Kosova.

Lajmin e bëri të ditur sot në një prononcim për mediet komandanti i pikës kufitare së Kosovës.

Sot situata në pikën e kalimit kufitar të Morinës është më e qetë, krahasuar me ditët e tjera.

Në pikën kufitare të Vërmicës, pala kosovare ka rritur me 50% personalin për të përballuar fluksin e shtuar.