Shifrat optimiste/ Ja sa milionë pasagjerë udhëtuan me linjat ajrore

32
????????????????????????????????????

Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në nëntëmujorin e viti 2019 llogaritet 2.562.311 pasagjerë.

Sipas raportit më të fundit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), numri i pasagjerëve që udhëtuan me linja ajrore për këtë periudhë rezulton 11.8% më i lartë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në muajin shtator 2019, transporti ajror i pasagjerëve zë 65.1% të transportit gjithsej.

Sipas INSTAT, numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë përgjatë nëntë muajve të 2019 është 5.462.002, shifër kjo 7.9% më e lartë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018.

Përgjatë nëntë muajve të 2019, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, rezulton Zvicra e cila ka pasur rritjen më të madhe me 18.1% .