Shifrat optimiste/ Rreth 4.4 milionë turistë vizituan Shqipërinë në 8 muaj

141

Turizmi shqiptar po njeh një ngritje të stabilizuar dhe cilësore. Fluksi i lartë i turistëve, veçanërisht atyre të huaj në vendin tonë, shoqëroi edhe muajin gusht të këtij viti.

Instituti i Statistikave publikoi të dhënat zyrtare, ku evidenton se në total për 8 mujorin 2018, në Shqipëri kanë hyrë 4.4 milionë të huaj, me rritje 17% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas INSTAT, numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj të hyrë në territorin shqiptar, në muajin Gusht 2018, është 2.120.822, krahasuar me Gusht 2017, ky tregues rezulton me rritje 21.1%.

Në Gusht 2018, numri i shtetasve të huaj të hyrë në vend është 1.449.952. Krahasuar me Gusht 2017, ky numër është rritur me 26.9 %.

a.ç