Shifrat pozitive/ Shalqinjtë e Lushnjes dhe Fierit “çajnë” kufijtë e BE

56

Eksportet bujqësore shqiptare po vijojnë trendin në rritje, veçanërisht tani në sezonin e pikut të prodhimit, duke konsoliduar pozitat në tregjet e rajonit dhe të BE-së.

Ekspertët e bujqësisë shprehet se, në muajin korrik eksportet e shalqirit dhe pjeprit kryesuan në tregtinë bujqësore.

Fermerët e tregjeve të Lushnjës dhe Fierit, gjatë dy javëve të fundit të muajit korrik eksportuan mesatarisht 135 tonë shalqi në ditë, drejt vendeve të rajonit dhe në Gjermani, Francë e Çeki.

Vitin e kaluar eksportet e fermerëve shqiptarë shënuar afërsisht mbi 28 mijë tonë shalqi, 5 % më shumë se në vitin 2019. Ndërsa këtë vit pritet që eksportet të jenë edhe më të larta se dy vitet më parë.

Eksporti i shtuar i prodhimeve bujqësore do të thotë më shumë të ardhura për fermerët dhe ekonominë e vendit.