Shifrat pozitive/ Transporti ajror dhe hekurudhor nis me rritje edhe për këtë vit

139
CIT Aerospace 737-MAX8 Artwork K65921

Sipas të dhënave të INSTAT, tregu i transportit ajror vazhdoi me rritje edhe për janarin, pasi nga aeroporti i Tiranës udhëtuan 222 mijë pasagjerë, në rritje me 4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Pas shtatë vitesh radhazi në rritje, tregu duket se ka ende potenciale të mëdha, ndërkohë që tentativat për ndërtimin e aeroporteve të tjerë vazhdojnë.

Këtë vit, pritet të nisë puna për rehabilitimin dhe kthimin në gjendje pune të aeroportit të Kukësit, përmes një marrëveshjeje të partneritetit publik-privat.

Por rritje ka shënuar edhe transporti hekurudhor. Gjatë janarit u regjistrua një rritje me afro 28%, konkretisht 3 mijë udhëtarë, megjithëse shifrat mbeten ende të vogla. Megjithatë u rrit volumi i transportit të mallrave me 64% gjatë janarit, kryesisht në funksion të aktivitetit të industrisë minerare në vend.