Shifrat/ Sa vaksinime janë kryer në total në Shqipëri

21

Që nga fillimi i fushatës “Shqipëria buzëqesh” janë kryer 1 854 615 vaksinime antikovid në gjithë vendin, ndërsa sot janë kryer 5 981 vaksinime antikovid.

Të hënën në aeroportin “Nënë Tereza” mbërritën edhe 117,000 doza të vaksinës “Pfizer”, pjesë e kontratës së dytë prej 500 mijë dozash që do të vijnë brenda vitit.

2,379,960 vaksina antikovid kanë mbërritur deri tani në vendin tonë.

Vaksinimi antikovid vijon në çdo qendër shëndetësore dhe pikë vaksinimi të përqendruar, çdo ditë të javës, ku çdo qytetar mbi 18 vjeç mund të vaksinohet me kartën e identitetit.

Krahas pikave të përqendruara dhe qendrave shëndetësore vaksinimi po vijon në çdo universitet të vendit.