Shifrat/ Si po kthehet Shqipëria në destinacion të turizmit shëndetësor

32

Viti 2019 ka rezultuar me dyfishim “vizitash” në Shqipëri, me qëllim trajtimet shëndetësore. Sipas publikimit më të fundit të Institutit të Statistikave, ndryshimi vjetor nga 2018 është me 138.4%.

Sipas INSTAT, në vitin 2018 hyrjet e shtetasve të huaj në Shqipëri për trajtim shëndetësor ishin 276, kurse në vitin 2019, u rritën në 658.

Ndërkohë, në total, në vitin 2019, Shqipëria pati 6.406.038 hyrje të shtetasve të huaj, duke u rritur me 8.1% krahasuar me një vit më parë.

Gjatë vitit 2019, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, shtetasit zviceranë kanë pasur rritjen më të madhe, me 18.2%. Nga ana tjetër, uljen më të ndjeshme e ka pasur Polonia, me 13.9 %.