SHIFRAT/ Turizmi “lulëzon” edhe në Janar 2023, evropianët “dynden” në Shqipëri

10

Sektori i turizmit duket se e ka nisur mbarë edhe në vitin 2023.  Të dhënat e fundit të INSTAT bëjnë të ditur se në Janar në vend hynë 377 mijë shtetas të huaj, me një rritje prej 94.2% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, që hynë 192 mijë shtetas.

Por, në një kohë që janë dyfishuar turistët e huaj që vijjnë në Shqipëri, nuk kanë munguar as daljet e shtetasve shqiptarë nga vendi.

Sipas njoftimit të INSTAT, hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Janar 2023, janë 833.450. Ky tregues rezulton me një rritje 83,6%, krahasuar me Janar 2022.

Në Janar 2023, rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është Evropa me 366.257 shtetas, pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore /Paqësori, përkatësisht me 7.051 dhe 1.308 shtetas.

Raporti i INSTAT-it për turizmin tregon se, 7.5 milionë turistë të huaj vizituan vendin tonë gjatë vitit 2022, duke i besuar Shqipërisë pushimet e tyre, jo vetëm gjatë sezonit veror, por edhe përgjatë stinëve të tjera të vitit.