Shihni FOTOT/ Rrёqebulli i Ballkanit fotografohet për herë të parë nё Pogradec

22

Rrëqebulli i Ballkanit është fotografuar për herë të parë në zonën e mbrojtur Guri i Nikës, në Pogradec.

Kamerat e kurthit të vendosura nga AdZM Korçë, bënë të mundur dokumentimin e kësaj specieje të rrallë, e cila njihet si e rrezikuar.

Kjo specie po vazhdon shtrirjen e habitatit të tij në territorin shqiptar, falë metodave të konservimit të aplikuara në këto zona.

Rrëqebulli i Ballkanit ka një përhapje të kufizuar mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ai gjendet vecanarisht ne Malin e Munelles, ne Puke dhe Mirdite.