Shkallaret e Sarandës drejt përfundimit

118

Shkallaret e Sarandës drejt përfundimit. Puna për rifiniturat dhe detaje të tjera finale parashikohet të mbyllen në shkurt. Shkallaret janë objekti i parë që iu nënshtrua rehabilitimit në kuadër të projektit “Për Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turistik” i financuar nga qeveria shqiptare dhe Banka Botërore.

Saranda është pjesë e një programi ambicioz investimesh prej 13 milionë eurosh që do të zbatohen në këtë bashki nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Janë rikonstruktuar nga e para 4 arteriet komunikuese të cilat formojnë një mozaik të bukur në një sipërfaqe 5,200 m², duke kombinuar gurin e bardhë me qeramikën. Është punuar edhe për ndërhyrjet në rrjetin elektrik dhe sistemin e kanalizimeve (400 metra linear), arredimin urban dhe ndriçimin.

Në muajt në vijim ky invesim do të pasohet nga një tjetër ndërhyrje për Rigjenerimin Urban të Shëtitores “Naim Frashëri”, që parashikon rehabilitimin e 12,700 m² sipërfaqe.
Këto ndërhyrje kanë për qëllim ridimensionimin e vlerave të qytetit, përmirësimin e pejsazhit urban dhe forcimin e identitetit turistik të qytetit të Sarandës.