Transformimi i Parkut të Liqenit nuk ndalet. Një pamje komplet e re për hyrjen te shëtitorja e Liqenit Artificial nga ana e Zoo Park, si pjesë e punimeve për rikualifikimin e digës. Më parë një rrëpirë balte, ndërsa tashmë është shndërruar në një infrastrukturë të re e praktike që mundëson krahas shkallëve, edhe kalimin me lehtësi të biçikletave dhe karrocave.
Infrastruktura e re e shkallëve mundëson tashmë kalimin edhe nga hyrja për te shëtitorja e digës nga ana e Zoo Park.
Ndërkohë, ka nisur puna për vendosjen e kangjellave me elementë druri përgjatë shëtitores te diga, një masë e domosdoshme për të ndaluar kalimin e frekuentuesve te skarpati e për t’i orientuar drejt shkallëve.
Paralelisht, po vijon puna edhe nga punonjësit e APR mbjellja me bimësi dekorative përgjatë shëtitores duke zbukuruar një nga zonat më të frekuentuara e të dashura të Parkut të Madh!