Sportistja Majlinda Kelmendi arriti të fitojë medaljen e artë në kategorinë e saj në “Grand Prix”, që u mbajt në Uzbekistan e ku mundi në finale zviceranen Evelin Tshop.
Medalja në Tashkent, vjen vetëm pak javë pasi xhudistja nga Kosova shkëlqeu në turneun e zhvilluar në Abu Dabi.
Kosova shkëlqeu në tapet edhe në disiplinën deri në 48 kilogramë, aty ku Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë, duke mundur në finale hungarezen Eva Tsernovksi.
Sportistja u imponua me meritë në finale, madje la jashtë betejës epike edhe serben, Milia Nikoliç.