Shkëmbi i Kavajës, përfundon rikualifikimi urban

178

Në zonën e plazhit te Shkëmbi i Kavajës ka përfunduar asfaltimi i rrugëve të brendshme.

Projekti u zbatua nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në kuadër të projekteve me impakt të lartë në zhvillimin dhe promovimin e turizmit që financohet nga qeveria shqiptare.

Puna për rikualifikimin urban të zonës ka filluar që prej muajit tetor. Krahas asfaltimit dhe plotësimit me sinjalistikë rrugore dhe ndriçim, në fokus të projektit është edhe shtimi i hapësirave të gjelbra, parqeve dhe këndeve të lojërave.