Shkenca: Ecja të zgjat jetën! Studimi: Ja sa mijë hapa duhet të bëjmë në ditë

375

Ecja të zgjat jetën. Ky përfundim është arritur nga rezultatet e një studimi të kryer nga Matthew Ahmadi, nga Qendra Charles Perkins e Universitetit të Sidneit, sipas të cilit nëse ecni me një ritëm të shpejtë nuk keni nevojë për 10 mijë hapat në ditë të rekomanduara për të qëndruar të shëndetshëm, por mjaftojnë shumë më pak.

Rezultatet e studimit, të publikuara në revistat Jama Internal Medicine dhe Jama Neurology, konfirmojnë të dhënat që kanë dalë nga kërkimet e mëparshme mbi këtë temë: ecja mbron nga demenca, sëmundjet kardiovaskulare, kanceri.

Për individët më pak aktivë, studimi ynë tregon se vetëm 3,800 hapa në ditë mund të zvogëlojnë rrezikun e demencës me 25 për qind.

Konkretisht, studimi zbuloi se do të duheshin 9800 hapa në ditë për të reduktuar gjasat e çdo lloj demence me 50%. Përqindje që bie në 25% me një minimum prej 3800 hapash në ditë.

Nuk janë të rëndësishme vetëm hapat totale ditore, por intensiteti i hapit ose një ritëm më i shpejtë është treguar gjithashtu se zvogëlon rrezikun e demencës, sëmundjeve të zemrës, kancerit.