Shkenca: Ja në cilën moshë fëmijët duhet të mësojnë të bëjnë punë shtëpie

70

Fëmijët që dinë të bëjnë punë shtëpiake, performojnë më mirë në jetën e tyre kur rriten. Në këtë përfundim kanë ndalë shkencëtarët. Sipas tyre kjo përmirëson shëndetin mendor të fëmijëve, si edhe i bën ata të ndihen të përfshirë edhe më të rëndësishëm.

Megjithatë, çdo punë e përditshme duhet të bëhet në një moshë të veçantë dhe nuk duhet që të përdoret si mjet nga prindërit. Punët duhet të shërbejnë për t’i dhënë mësime në jetë.

2-5 vjeç: Të mësojë se sa i rëndësishëm është rregulli

Punët që rekomandohen: Pastrimi i lodrave dhe i librave, rregullimi i krevatit apo çuarja e pjatës në lavaman

6-7 vjet: Të mësojë të ndihmojë të tjerët dhe puna në grup

Punët që rekomandohen: Të ndihmojë në përgatitjen e vaktit, në blerjen e ushqimeve, në shtrimin e tryezës, ushqimin e kafshëve

8-9 vjet: Të kuptuarit se gjithçka ka vendin e saj

Punët që rekomandohen: Organizimi i gjërave të tyre, vendosja e enëve në lavanteri

10-11 vjeç: Të bëhet më i pavarur

Punët që rekomandohen: Të përgatisë mëngjesin, hedhja e mbeturinave në kosh, pastrimi me fshesë korenti

12-15 vjet: Të mësojë të përcaktojë prioritetet

Punët që rekomandohen: Larja e makinës, pastrimi i oborrit, hekurosja, larja e dritareve

16+ vjet: Të përgatitet për jetën e një të rrituri

Punët që rekomandohen: Pazari, gatimi, ndërrimi i llambave