Shkencarët krijojnë imituesin që ngarkon dije direkt në trurin tuaj

41

Disa studiues kanë zhvilluar një imitues e cila mund të ushqejë trurin e njeriut me dije në mënyrë direkte. Studiuesit prentendojnë se me anë të këtij imituesi truri i një personi të ushqehet në mënyrë të drejtpërdrejtë me informacion duke bërë të mundur që të mësohen aftësi të reja në një kohë shumë të shkurtër.

Ata besojnë se mund të jenë hapat e parë në zhvillimin e programeve të përparuara që do ta bëjnë mësimin e menjëhershëm të stilit Matrix një realitet.

Kështu mund të bëhet e mundur që të mësohet Kung-Fu në pak sekonda. Studiuesit nga HRL Laboratories, me qendër në Kaliforni, thonë se ata kanë gjetur një mënyrë për të forcuar të mësuarit.

Studimi është botuar në revistën Frontiers in Human Neuroscience dhe projekti pritet të zhvillohet më tej.