Shqiptarja Arta Cika merr pjesë në garën “TechWomen100 award”, që zhvillohet në Britani.
Cika është mes 200 grave të tjera profesioniste nga Britania e Madhe. Fusha e saj e kërkimit shkencor përfshin teoritë e informacionit, rrjetet hapësinore, grafikët e rastit gjeometrike dhe entropinë grafike.
Arta Cika ka mbaruar studimet për inxhinieri komunikimi në Universitetin Politeknik të Torinos.
Aktualisht, kandidate për titullin Doktor në Departamentin e Shkencës së Inxhinierisë në Universitetin e Oksfordit, Angli, ajo gjithashtu është anëtare e Komitetit të Grave në Shoqërinë Inxhinierike në Universitetin e Oksfordit si dhe pjesë e Programit RisingWISE (Gratë në Shkencë dhe Inxhinieri).
Votimi për “TechWomen100 award” është i hapur deri me datë 29 nëntor.