Shkencëtarja shqiptare, një histori suksesi në SHBA

54

Mirjeta Pasha ka përfunduar studimet për matematikë të aplikuar në Universitetin e Tiranës. Studimet doktorale po në të njëjtën fushë i përfundon në Universitetin Shtetëror të Kentakit në SHBA.

Aktualisht vazhdon studimet postdoktorale në Shkollën e Shkencave Matematike dhe Statistike në Universitetin Shtetëror të Arizonës. Së fundmi, ajo është vlerësuar nga Akademia Kombëtare e Shkencave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të përfituar trajnim të specializuar pas doktoraturës, nga qershori 2022 do të jetë në “National Science Foundation”.

Është në fakt çmim prestigjoz dhe vetëm një përqindje e vogël e atyre që aplikojnë fitojnë, 15% e të gjithë aplikanteve në të gjithë USA.