Shkodër: Aktivitet ndërgjegjësuses ”MOS DHURO PARA, DHURO KUJDES”

280

MOS DHURO PARA, DHURO KUJDESNë kuadër të ditës ndërkombëtare të fëmijëve në situatë rruge, Bashkia e Shkodrës në bashkëpunim me organizatën Arsis dhe Qendrën Rinore “Arka”, organizoj pranë qendrës komunitare “Për familjen” Nr.4, aktivitetin ndërgjegjësues me slogan “MOS DHURO PARA, DHURO KUJDES”.Pjesëmarrës ishin institucionet publike dhe organizatat e shoqërisë civile, që kanë si pjesë të punës së tyre mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Qëllimi i aktivitetit ka qënë ndërgjegjësimi i fëmijëve, prindërve, e komunitetit për integrimin e fëmijëve në sistemin arsimor, social dhe kulturor, fuqizimi i familjes dhe largimi i fëmijëve nga rruga.Të rinjtë dhe fëmijët e shkollës “Edith Durham” pjesë e trupës akrobatike “Cirku i Ëndrrave” kanë performuar për të pranishmit, pjesë të ndryshme akrobatike si dhe janë zhvilluar lojra të ndryshme psiko – sociale, nga stafi i qendrave komunitare.

Publié par Bashkia Shkodër sur vendredi 14 avril 2017

Në kuadër të ditës ndërkombëtare të fëmijëve në situatë rruge, Bashkia e Shkodrës në bashkëpunim me organizatën Arsis dhe Qendrën Rinore “Arka”, organizoj pranë qendrës komunitare “Për familjen” Nr.4, aktivitetin ndërgjegjësues me slogan “MOS DHURO PARA, DHURO KUJDES”.

Pjesëmarrës ishin institucionet publike dhe organizatat e shoqërisë civile, që kanë si pjesë të punës së tyre mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

Qëllimi i aktivitetit ka qënë ndërgjegjësimi i fëmijëve, prindërve, e komunitetit për integrimin e fëmijëve në sistemin arsimor, social dhe kulturor, fuqizimi i familjes dhe largimi i fëmijëve nga rruga.

Të rinjtë dhe fëmijët e shkollës “Edith Durham” pjesë e trupës akrobatike “Cirku i Ëndrrave” kanë performuar për të pranishmit, pjesë të ndryshme akrobatike si dhe janë zhvilluar lojra të ndryshme psiko – sociale, nga stafi i qendrave komunitare.