Shkodër, aktivitete në Ditën Ndërkombëtarëve të Romëve

76

”Mos dhuro para! Dhuro kujdes!” është motoja e zgjedhur nga Bashkia e Shkodrës për të kremtuar 8 Prillin, Ditën Ndërkombëtarëve të Romëve.

Në kuadër të kësaj dite, janë përgatitur një javë aktivitete që kanë nisur sot në Qendrën Multifunksionale Komunitare ”Për Familjen”.

Fëmijët që frekuentojnë këtë qendër, kishin përgatitur një program artistik me këngë, panair me punë dore po nga ata, gjithashtu u bë dhe një prezantim i nismave dhe i rasteve të suksesit të integrimit në Qendren Multifunksionale Komunitare ”Për Familjen”.