Këngëtarja Julia Jean-Baptiste ishte në Shkodër bashkë me trion e saj elektro-pop për të prezantuar albumin e saj të ri në bashkëpunim me shtëpinë e famshme diskografike Entreprise. Me një përzierje tingujsh elektronik dhe muzike pop, me ngjyrime psikedelike, Julia Jean-Baptiste solli për ne një frymë të freskët dhe origjinale franceze.