Shkodër, fillon puna për rikualifikimin e infrastrukturës nëntokësore në rrugicat historike

380

Mbas konsultimit me banorët e rrugicave në zonën historike, Bashkia Shkodër miratoi projektin dhe akordoi fondin prej 18 290 mijë lekë nga të ardhurat e veta për ndërhyrjen e qëndrueshme në rikualifikimin e infrastrukturës nëntokësore (Rikonstruksionin e plotë të sistemit të ujësjellës kanalizimeve) të 13 rrugicave.

Projekti i rikualifikimit urban i mbështetur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, nuk kishte parashikuar ndërhyrje në sistemin e kanalizimeve të ujërave të zeza dhe të ujësjellësit në këto rrugica hiztorike.

Stafi teknik i Bashkisë hartoi projektin teknik për rikonstruksionin e plotë të këtyre rrugicave, projekt që u miratua nga Instituti i Monumenteve të Kulturës. Kjo u bë në mënyrë që të mos kishte ndërhyrje të tjera për infrastrukturën nëntokësore, pasi të vendoseshin shtresat me pllaka guri.

Aktualisht ka filluar puna në rrugën “Franc Baron Nopça”, ndër rrugët më problematike. Në këtë rrugë ishte realizuar skarifikimi i asfaltit, duke mos u marrë fare në konsideratë nevoja për ndërhyrje në sistemin e infrastrukturës nëntokësore.

Rrugicat që do të përfitojnë nga ky investim janë :
Rruga “Ndoc Çoba”
Rruga “Franc Baron Nopça”
5 degezime përgjatë pedonales “Kolë Idromeno”
2 degezime përgjatë pedonales “Gjuhadol”
Rruga “Gurazez”
Rruga “Gurakuqët”
Rruga e Murgeshave
Rruga “Bërdicej”

14915549_979906362115231_7595679958826295895_n 14915506_979906358781898_7145639017072979837_n 14721648_979906518781882_4190775128653160270_n 14947574_979906505448550_8333782802318635531_n 14633099_979906785448522_7383002015171887218_n 14591603_979906508781883_1157745978315595213_n 14947430_979906355448565_7809792427316731541_n