Shkodër, inagurohet qendra komunitare ”Për Familjen”

657

Bashkia e Shkodrës, në kuadër të zbatimit të politikave sociale vendore për krijimin e strukturave për ofrimin e shërbimeve sociale cilësore në komunitet, sot me datë 16 dhjetor, 2016, inaguroi qendrën komunitare “Për Familjen” në lagjen nr. 5 të qytetit të Shkodrës. Kjo iniciativë e Bashkisë së Shkodrës u realizua në bashkëpunim me fondacionin Terre des Hommes me mbështetjen e Agjensisë Austriake për Zhvillim (ADA).