Shkodër/ Mësuese Lindita Bushati, doktoresha e shkencave model në mësimdhënie

101

Dr.Lindita Bushati ka 36 vite përvojë pune në arsim si mësuese biologjie dhe aktualisht jep mësim në gjimnazin historik “28 Nëntori” në Shkodër.

Ajo mishëron aspektet më të larta njerëzore e profesionale: shumë korrekte, e komunikueshme me të gjithë dhe e përkushtuar që nxënësit e saj të arrijnë rezultate të larta.

Përveçse një mësuese model për breza të tërë nxënësish, nga viti 2009 është edhe pedagoge e jashtme dhe mentore për studentët e Universitetit “Luigj Gurakuqi” Shkodër. Ndërkohë, nga viti 2017 ajo mban titullin “Doktor Shkencash” në Bioteknologji Bimore.

Që prej vitit 2019, zysha drejton rrjetin profesional për mësuesit e Biologjisë të Arsimit të Mesëm të Lartë (AML). Ajo ka qenë gjithashtu pjesëmarrëse në shumë konferenca shkencore dhe projekte, si dhe ka botuar artikuj shkencorë në revista vendase dhe të huaja