Shkodër, nis puna për rehabilitimin e bllokut të pallateve tek Sahati

97

Blloku i pallateve tek Sahati në Shkodër po i nënshtrohet një rikualifikimi të plotë urban, me një vlerë investimi prej 220 milionë lekë.

Një sipërfaqe 4 mijë metër katrorë do të transformohet krejtësisht, duke nisur nga infrastruktura nëntokësore si: kanalizimet e ujërave të bardha, kanalizimat e ujërave të zeza, rrjetin e ujësjellësit për të vijuar me infrastrukturën mbitokësore si asfaltimi, ndriçimi, sinjalistika vertikale e horizontale, hidrantët, linjat e fibrës optike.

Në përfundim të punimeve, në qendër të qytetit, do të krijohet një mjedis shumë komod jo vetëm për banorët e bllokut të pallateve në rrugën “Qemal Draçini” por edhe për të gjithë ata që do të duan të shfrytëzojnë këto hapësira publike.