Shkodër, organizohet aktiviteti “Dalja n’Bjeshke”

233

Bashkia Shkodër organizoi aktivitetin “Dalja n’Bjeshkë”. Ky aktivitet revokon një zakon, traditë ,një symbol të lashtë të këtyre trevave , atë të verimit me tufat e dhenve , në kullosat e mrekullueshme të bjeshkëve.

Aktiviteti “Dalja n’Bjeshkë”, në Theth, në zemren e Alpeve Shqiptare, përmban në vetvete disa atribute të tjera duke e kthyer këtë ditë në një aktivitet promovues të zhvillimit ekonomik të zonës, në veçanti atë të turizmit, në zhvillimin dhe promovimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale vendore dhe në të njëjtën kohë në promovimin e konservimit, ruajtjes dhe mbrojtjes së kësaj pasurie të paçmuar natyrore kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ky aktivitet përkon me 50 vjetorin e shpalljes së Thethit “Park Kombetar”, park zoologjik natyror me peisazhe dhe bukuri natyrore të papërsëritshme , që është kthyer në xhevahirin e turizmit malor Shqiptarë.

13533269_889721607800374_2990095752038996242_n 13495242_889720671133801_39247116699740804_n 13510896_889720861133782_6287486313311683938_n 13529071_889721217800413_6694541708105581376_n 13466377_889720257800509_2082070362900503459_n