Shkodër, përfitojnë 800 familje nga ndërhyrjet në rrjetin e ujësjellësit

239

Falë investimeve të fundit është përmirësuar furnizimi me ujë të pijshëm për 800 familje në fshatin Hot i Ri të Njësisë Admnistrative Rrethina në Bashkinë e Shkodrës.

Kjo është bërë e mundur falë ndërhyrjes së Ujësjellës – Kanalizime Shkodër, e cila ka rinovuar totalisht rrjetin, por edhe ka shkëputur mbi 30 lidhje të jashtëligjshme.

Nga 10- 40 minuta ujë në ditë, sot këta banorë furnizohen mbi 4 orë dhe tendenca është në rritje.

Nga ana tjetër, shtrirja e rrjetit të ri të ujit të pijshëm, është shoqëruar edhe me vendosjen e matësve të ujit, ku deri tani janë instaluar më shumë se 150 matësa. Procesi vazhdon në këtë njësi administrative, për t’u shtrirë më pas në 5 fshatra të tjerë.

UKSH ka ndërmarrë edhe pastrimin e pus- shpimeve në zonën e kaptazhit në Dobraç.