Shkodër, rehabilitim bllokut të banimit në bulevardin “Zogu I”

99

Në qytetin e Shkodrës vazhdojnë punimet për rikualifikimin urban të bllokut të banimit në bulevardin “Zogu I”. Ky rikualifikim i këtij blloku po bëhet me një fond prej 132 milionë lekësh nga bashkia.

Ndërhyrja, e cila konsiston në rrjetin nëntokësor, mbitokësor, ujësjellës, etj., do të rrisë cilësinë dhe sigurinë e jetës së banorëve.

Me zbatimin e këtij projekti do të përfitohen rreth 1950 m2 sipërfaqe rruge e rikualifikuar/asfaltuar, 1950 m2 e ndriçuar, 205 ml kanalizime KUB të rikonstruktuara, 614 m2 trotuare, 65 m2 parking, sinjalistikë e plotë për lëvizshmërinë, 30 m2 gjelbërim.