Shkodër/ Rikonstruksion i plotë rrugës Oblikë-Velinaj-Alimetaj

69

Rikonstruksioni i rrugës Oblikë- Velinaj- Alimetaj është drejt përfundimit të plotë falë një investimi prej 75,7 milionë lekësh nga Bashkia Shkodër.

Punimet në këtë aks po kryhen me cilësi dhe brenda afatit, në zbatim të projektit të Bashkisë së Shkodrës.

Kjo është vetëm faza e dytë e rikonstruksionit të plotë të rrugës, e cila do të vazhdojë deri në përfundimin e plotë, duke kryer urbanizimin e plotë të një zone me densitet të lartë popullsie.