Shkodër, sistemim rrugëve dytësore

58

Bashkia e Shkodrës vazhdon sistemimin e shesheve dhe rrugëve dytësore në qytetin e Shkodrës.

Aktualisht po punohet në rrugën “At Shtjefën Gjeçovi”, ku po realizohet një proces i plotë i ndërhyrjes, duke nisur nga kanalizimet e ujrave të bardha- KUB, ndërtimi i trotuarëve që mungojnë dhe linjat e internetit.

Faza tjetër do të jetë shtresa asfaltike duke krijuar një mjedis cilësor në shërbim të banorëve.