Shkodra i bashkohet fushatës “Lëvizshmëri e zgjuar – Ekonomi e fortë”

414

14264088_937212906384577_4759709360779045849_n

Java Evropiane e Lëvizjes pa makina fillon anembanë kontinetit me datën 16 shtator. Kjo është një fushatë një javore e cila zhvillohet në qytetet evropiane ku slogani i vitit 2016 është “Lëvizshmëri e zgjuar – Ekonomi e fortë”, e cila mbyllet me 22 shtator. Kjo nismë synon të nxisë njerëzit të përdorin mjete transporti të qëndrueshme si biçikleta apo transporti publik.
Mbi 2000 qytete nga 40 shtete evropiane kanë marrë pjesë në këtë fushatë. Qyteti i Shkodrës i bashkohet kësaj nisme si qyteti me përdorimin më të lartë të biçikletave në Evropën Juglindore.