Shkodra bashkon bandat frymore nga Shqipëria, Mali i zi dhe Kosova

157

Shkodra ka mirëpritur edicionin e parë të takimit ndërkombëtar të orkestrave frymore nga Shqipëria, Mali i zi dhe Kosova .

Në një koncert unik 7 bandat frymore ajo Shkodrës, e Tivarit në Mal të Zi, Afërdita e Elbasanit, Prend Jakova në Shkodër, orkestra e qytetit të Durrësit, si dhe e Beratit dhuruan për publikun tinguj mallëngjyes.

Instrumentistë nga katër anët e botës u mblodhën në teatrin “Migjeni” të qytetin të Shkodrës, duke krijuar një atmosferë festive si asnjëherë më parë.

Risia e këtij eventi ishte vlerësimi i të gjitha bandave me nga një diplomë të emrave më të mëdhenj që kontribuan, organizuan, dhe improvizuan këto banda.

Bandat frymore interpretuan me mjaft mjeshtëri notat muzikore të kolosëve të emrave të njohur të muzikës klasike botërore. Gjithashtu u interpretuan disa kënge të vjetra Shkodrane , të përshtatura për formacione bandash muzikore.

Çdo performancë u prit ngrohtë nga spektatorët, ku nuk munguan duartrokitjet e tyre në shenjë vlerësimi.