Shkodra duket të jetë destinacioni i turistëve të huaj këtë fundvit, kjo edhe për shkak të diversitetit që bashkia ofron.
Pedonalja e Shkodrës, një nga atraksionet më të vlerësuara turistike, ku bashkohet e kaluara me të tashmen, është e mbushur plot me turistë të huaj këto mbrëmje dhjetori.
Ata e përshkruajnë Shkodrën si një qytet të mrekullueshëm, ndërsa qytetarët e saj mikpritës.
“Është vërtet shumë mirë, shumë këndshëm dhe duket shumë bukur. Shkodra është e mrekullueshme. Qytet i bukur, mikpritës e festiv. Të gjithë janë të sjellshëm, e duam këtë vend”, thotë një turiste e huaj.
“Njerëzit pa dyshim duhet të vijnë këtu, është fantastike, të gjithë janë me familjet e tyre këtu. Shihet që është bërë një punë e mrekullueshme në organizim”, thotë një tjetër.
Referenca: ata.gov.al