“Shkodra Jazz Festival”, këtë vit nga data 29 gusht deri më 2 shtator

255

Për të muzika jazz është një mënyrë jetese, është muzika rebele që ashtu sikurse edhe ai, tenton të sjellë progres në këtë gjini.

Markelian Kapidani, kompozitori i njohur i Festivaleve të Radiotelevizionit Shqiptar, vështirë ta konceptojë një ditë të tijën pa notat e muzikës jazz, sepse janë ato që ngjyrosin çdo ditë botën e tij.

Në venat e Markelianit, jazzi u injektua shumë herët, që kur ishte ende fëmijë. Në vitet ‘60-’70 orkestrinat muzikore në qytetin e Shkodrës luanin muzikën e pasluftës, muzikë të lehtë dhe jazz.

Në njërën prej tyre interpretonte edhe babai i tij, Gjon Kapedani, ndaj kjo është edhe arsyeja pse në qytetin e lindjes ai sjell për të 9-in vit radhazi “Shkodra Jazz Festival”, nga data 29 gusht deri më 2 shtator.

“Shkodra Jazz Festival” synon të jetë në vitet në vijim një festival ‘on tour’, për të çuar muzikën jazz në çdo qytet.