U pëmbyll dje me sukses në Shkodër, dita e fundit e shkollës verore “Shkodra qyteti i bicikletave”. Ky projekt u realizua nga Bashkia Shkodër në bashkëpunim me OJF “The Door ” si dhe me bashkëpunimin e DRKK Shkodër.
Ceremonia përmbyllëse u realizua në ambjentet e muzeut “Oso Kuka”, nën drejtimin dhe asistencën e specialistëve të DRKK-së Shkodër në kuadër të programit EDUKIMI PËRMES KULTURËS i cili në qendër të tij ka edukimin e brezave të ri me kulturen dhe trashëgiminë e vendit tonë.
Shkolla verore rezultoi një sukses në pjesëmarrjen e lartë, të interesuarve të grupmoshave dhe profesioneve të ndryshme, edhe në dëshiren dhe angazhimin e treguar nga pjesëmarrësit për promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore dhe evidentimin e biçikletës si simbol i qytetit tonë.
Pjesëmarrësit paraqitën idetë e tyre shumë kreative në lidhje me biçcikletën, e parë kjo si element kyç i një tradite të gjatë që qyteti i Shkodrës ka në përdorim.
Në datën 20 shtator, do të zhvillohet një ekspozitë, me idetë e artdashësve, artistëve dhe pjesëmarrësve të këtij aktiviteti.