Shkolla e rikonstruktuar në Patos, kushte më të mira për nxënësit dhe mësuesit

0

Shkolla 9-vjeçare “Muhamet Shehu” në Patos është rikonstruktuar tërësisht me financimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit në bashkëpunim edhe me Bashkinë.

Ambientet e reja të kësaj shkolle ofrojnë kushtet më të mira për 280 nxënës dhe mësues.

Këtë vit, përmes programit të rehabilitimit të shkollave dhe terreneve sportive të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, pushtetit vendor, dhe programit të rindërtimit përfundon ndërtimi dhe rehabilitimi i 100 shkollave në të gjithë vendin.

/ata.gov.al