Shkrimtari Abdulrazak Gurnah fiton çmimin Nobel në Letërsi

18

Shkrimtari Abdulrazak Gurnah është fituesi i çmimit Nobel në Letërsi për vitin 2021.

Çmimi Nobel në Letërsi i vitit 2021 iu dha romancierit nga Zanzibari “për depërtimin e tij të pakompromis dhe të dhembshur në efektet e kolonializmit dhe fatin e refugjatit në gjirin midis kulturave dhe kontinenteve.”

Gurnah lindi në Tanzani në 1948, por u transferua në Angli në një moshë të re. Ai ka shkruar 10 romane, shumë prej të cilëve fokusohen në përvojën e refugjatëve.

Çmimi Nobel, konsiderohet si më prestigjiozi në Letërsi. Marrësit e mëparshëm të çmimit, të dhënë për herë të parë në 1901, përfshijnë romancierin Toni Morrison, dramaturgun Samuel Beckett dhe kantautorin Bob Dylan.

Ndërkohë mes të nominuarve ka qenë edhe shkrimtari shqiptar Ismail Kadare, i cili nuk ia doli të përzgjidhet as këtë vit.

Nobelin për Letërsinë vitin e kaluar e fitoi Louise Glück. Ky çmim i rëndësishëm iu dha shkrimtares për “zërin e saj poetik të pagabueshëm, i cili me një bukuri të rreptë e bën ekzistencën individuale universale.

Laureatja e letërsisë Louise Glück debutoi në 1968 me librin “Firstborn” dhe shumë shpejt u vlerësua si një nga poetet më të shquara të letërsisë bashkëkohore amerikane.

Ajo ka botuar dymbëdhjetë përmbledhje me poezi dhe disa vëllime esesh mbi poezinë.