Shkurton me 20 minuta distancën/ Ritme të larta punimesh në aksin Korçë-Ersekë

52

Në kantierin e Lotit të 2-të të aksit rrugor Korçë-Ersekë vazhdon puna me ritme të larta.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se deri tani është kryer 35% e volumit fizik të punimeve.

Sipas ARRSH-së, përfundimi i kësaj vepre do ta shkurtojë në vetëm 20 minuta kohën e udhëtimit në këtë aks, do të rrisë turizmin e zonës, si dhe do të ofrojë një udhëtim panoramik përgjatë peizazheve të mrekullueshme të Kolonjës.