Në Berat po kryhen një sërë punimesh në kanalet kulluese në kuadër të masave paraprake për parandalimin e përmbytjeve gjatë stinës së vjeshtës dhe dimrit.
Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit aktualisht po punon në kanalin e Shahinovës, i cili transferon ujërat e hidrovorit të Konisbaltës, me gjatësi 12 km dhe me një volum 36 mijë metër kub
Gjatë këtij viti janë kryer pastrime në kanalin kryesor në Kutalli, i gjatë 8 km, me një volum pune prej 7 mijë metër kub pastrimi. Ky kanal kullon gjithë zonën e Kutallisë, në të cilin vitin e kaluar ka pasur probleme gjatë muajve nëntor, dhjetor, si dhe në shkurt të këtij viti si pasojë e përmbytjeve