Shoferët e mirë paguajnë më pak policën e sigurimit

51

Nga prilli i këtij viti nis mbajtja e historikut të aksidenteve automobilistike në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare dhe pas një viti çdo sigurim per autoveturat dhe mikrobusëve do të bëhet duke aplikuar sistemin “bonus malus”.

E thënë ndryshe nëse je shkaktar i një aksidenti atëherë çmimi i policës së sigurimit të detyrueshëm do të rritet dhe e kundërta ndodh nëse nuk shkakton aksident.

Mbas një viti me shkaktimin e një aksidenti do të ketë një rritje me 15% të çmimit të policës dhe një ulje me 5 % për ata drejtues që nuk kanë shkaktuar asnjë aksident.

Në bazë të kësaj formule për një automjet me një motor prej 1600 kubikë, çmimi bazë i sigurimit është afro 18 mijë lekë në vit, nëse kryhen një aksident çmimi rritet në 20,700 leke. Kur je disa herë shkaktare çmimi mund të dyfishohet duke shkuar deri në 36 mijë lekë. Gjithsej janë 19 klasa ku listohen përdoruesit e autoveturave dhe mikorbusëve. Secili e nis nga klasa e trembëdhjetë, ku është përcaktuar tarifa bazë.