Shpella e Valit, destinacion i përkryer për adhuruesit e aventurës

8

Shpella e Valit është një destinacion i përkryer për adhuruesit e aventurës, eksplorimit dhe fotografisë.

E vendosur brenda Parkut Natyror “Mali me Gropa-Bizë-Martanesh”, kjo perlë natyrore spikat për bukurinë e saj dhe peizazhet e paprekura që e rrethojnë.

Ky monument natyror, ndër më të çmuarit e zonës, tërheq vizitorë vendas dhe të huaj që kërkojnë të shijojnë natyrën dhe qetësinë larg qytetit, duke ofruar një përvojë unike për të apasionuarit pas natyrës dhe eksplorimit.

Shpella e Valit, është një atraksion natyror i njohur për bukurinë e saj unike dhe karakteristikat gjeologjike.

Referenca: ata.gov.al